Pauolo Fonseca është trajner i Lille. Tekniku i njohur ka mbërritur në qytet dhe shumë shpejt pritet të firmosë me klubin e Ligue 1.
49 vjeçari portugez qëndroi 101 ndeshje në pankinën e Romës, sakaq më parë ka drejtuar shumë skuadra si Braga, Paços Ferreira, Shakhtar dhe Porto.
Fonseca është papunë që prej largimit nga Roma. Për të kjo është aventura e parë si “timonier” në Francë, me Lille që tashmë do synojë një vend që të çon në Europë.
PAULO FONSECA EST A LILLE pic.twitter.com/0E44CZrIRq
— Quentin ⚜️ (@quentinrijsel59) June 28, 2022
(BalkanWeb)