Balerini Eltion Merja, i njohur si “Tokja”, ka hezituar të flasë për fundin e historisë së dashurisë me këngëtaren Rovena Dilo. Ish-çifti dukeshin shumë të dashuruar dhe bashkëjetuan në një shtëpi, por romanca e tyre përfundoi pas tradhtisë së balerinit.

“Është diçka që i përket të shkuarës, nuk dua ta komentoj”, tha ai i ftuar në “Ftesë në 5”.

“Kujtim i bukur?”– e pyeti moderatorja. “Gjithmonë kam kujtime të bukura, s’kam kujtime të shëmtuara apo të këqija në jetën time”, u përgjigj Eltion Merja.

Ish-banori i BBV, pranoi se është në një lidhje të konsoliduar dhe zbuloi se partnerja e tij nuk punon në të njëjtin profesion si ai.

“Po jam i lidhur. Nuk jam tipi që viktimizohen duke nxjerrë në tavolinë gjëra të mira personale, më pëlqen të flas për gjëra të bukura sepse edhe publiku ka nevojë për gjëra pozitive. Unë jam në një lidhje solide. Është kapitull i mbyllur se çfarë do jem nesër, e kam këtë gjë tani dhe dua ta kem. Jam në rregull, nuk është balerinë. Është natyrë që s’më ka penguar të bëj gjërat e mia. Kur ia kam thënë, është përgjigjur ‘ok, janë gjërat e tua’”,– tha Tokja.

Rovena Dilo Eltion Merja4

Pas ndarjes nga balerini, Rovena Dilo foli për fundin e marrëdhënies së tyre që zgjati 4 vite. Këngëtarja u shpreh se ajo nuk tradhton, as në jetë, as në bashkëpunimet muzikore, duke i qëndruar kështu besnike njerëzve me të cilët ka punuar për një kohë të gjatë.

Rovena Dilo Eltion Merja2
Rovena Dilo Eltion Merja2

“Unë jam shumë besnike në jetë dhe në përgjithësi, nuk tradhtoj në jetë. I dua njerëzit me të cilët jetoj dhe bashkëpunoj. Kështu që, edhe në bashkëpunimet muzikore, nëse një kompozitor më pëlqen, edhe kur ai nuk bën një material të mirë, unë përpiqem maksimalisht që ta nxjerr atë mirë”, tha ajo duke mos e fshehur që nga kjo histori ka mbetur e tradhtuar, e zhgënjyer dhe e lënduar.

Rovena Dilo Eltion Merja5
Rovena Dilo Eltion Merja5

Ndërkohë Eltion Merja preferoi të qëndrojë në heshtje rreth kësaj historie, duke u etiketuar në komentet që janë bërë nga ndjekësit si “tradhtari”.

Burime pranë ish-çiftit të showbizz-it bënë të ditur se një romancë e balerinit me një vajzë më të re në rrethin artistik ku ai ushtron profesionin, ka çuar në prishjen e lidhjes me këngëtaren.

Gjithsesi, ai kujdeset që të jetë shumë diskret në rrjetet sociale, për të mos zbuluar detaje nga jeta e tij private./panorama

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb