TIRANË

Protesta e opozitës ka kaluar pa incidente dhe nga Kryeministria, protestuesit marshuan drejt parlamentit për të qëndruar aty disa minuta e më pas për ta mbyllur në selinë e PD paqësisht. Por një person i shtrirë në tokë gati pa jetë ka alarmuar jo pak njerëzit, gati në fund të protestës.

Ai është gjetur i shtrirë në tokë në trotuar, ngjitur me hotel Dajtin. Pa shenja jete sipas dëshmitarëve ai ka qëndruar me minuta të tëra në tokë deri sa e ka marrë një ambulancë. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me të, por dëshmitarët treguan se i janë afruar për ta ndihmuar dhe e kanë parë në një gjendje të rëndë shëndetësore, thuajse pa jetë.

Operatori Klodjan Shena ka mundur të sigurojë pamjet për “BalkanWeb”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb