PËRMET

I vodhi celularin një shtetasi italian, vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga një shtetas italian, se i kishin vjedhur celularin, në vendin e quajtur “Banjat e Bënjës”, Përmet, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale nga Policia, është identifikuar, kapur dhe arrestuar autori i dyshuar i vjedhjes së celularit të 23-vjeçarit italian, shtetasi E. Q., 33 vjeç, banues në fshatin Malshovë, Përmet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb