Milan ka fituar sfidën e radhës në Bologna me rezultatin 0-2. Pas dy humbjes në kampionat dhe kupë, Milan gjithsesi gjen 3 pikët për të vijuar kryesimin e Seria A teksa nuk e pati të lehtë ndaj vendit të 13-të.

Fillimisht kuqezinjtë fituan një penallti. Ibrahimoviç vendosi ta gjuajë dhe duket se ‘makthi’ i 11-metërshave për të vijon pasi suedezi nuk realizoi sërish. Aty ishte Rebiç që shfrytëzoi topin e kthyer dhe shënoi.

Në minutën e 55′ sërish Milan fiton penallti, por kësaj radhe e gjuan Kessie që nuk gabon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb