Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta teksa u pyet për bashkëpunimin e mundshëm Rama-Basha, ka paralajmëruar se më 25 prill është prova e zjarrit për të gjithë.

Meta thotë se të gjithë ata që janë talluar me qytetarët shqiptarë atë ditë do të digjen.

Ai ka garantuar se do të jetë vetë në terren dhe nëpërmjet portalit të denoncimeve në Presidencë do të zbulohen të gjitha skemat e shitblerjen së votës.

 

PYETJA: Keni informacione për deklaratat e Ramës, a kanë mbështetje nga jashtë?

ILIR META: Të gjitha partitë bashkë të bëjnë koalicion ta shpallin sot, Boikeni do i mundë vetëm. Ka ikur koha, se u bë 8 vjet që tallen. 25 prill është prova e zjarrit për të gjtihë,do përvëlohen ata që janë tallur. Demokracia nuk është lojë, por sundim i ligjit. Fillon tek vota e barabartë, gna Presidenti tek qytetari më i thjeshtë. Vetëm kjo çel rrugën europiane, që ngelet peng prej dosjes së Dibrës, tërmetit, këtij djalit, e Durrësit me radhë. Kam bërë dhe të tjera denoncime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb