2 korriku i vitit 1990 do të mbahet mend në historinë e Shqipërisë si dita kur filloi rrëzimi i regjimit komunist dhe nisja e demokracisë.

Ilir Demalia ishte një nga protagonistët e asaj dite që shënoi dhe eksodin e parë të shqiptarëve gjatë komunizmit duke u futur nëpër ambasada për t’u larguar nga vendi.

Edhe pse është një nga emrat që do të mbahet mend për atë datë, Demalia në një lidhe live për emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 thotë se është e trishtueshme që ende flitet për komunizmin pas 31 vitesh në Shqipëri.

Ai thekson se Shqipëria ende nuk e ka ballafaqur të shkuarën për ta ndëshkuar teksa gishtin e drejton nga politika sipas të cilit njerëz të saj janë po ata që ishin anëtarë të PPSH, bashkëpuntorë të Sigurimit të Shtetit apo komunistë.

 

‘’Më kujtove stadiumin, e kam shkruar edhe në librin tim. Kam shkruajtuar që tifozët e Tironës, kanë qenë disidenca kolektive dhe më e fuqishmja gjatë regjimit komunist bashkë me Shkodrën. Prandaj kemi shkuar gjithmonë mirë me Shkodrën. Edhe sportistët e Tironës kanë qenë ndryshe nga të tjerët.

Albert Kamy thotë se njeriu që revoltohet ekziston. Ai që nuk revoltohet është një njeri që nuk ka asnjëlloj qenie morale shoqërore dhe ndjenje, s’ka të drejtë të flasi kur ka qenë në anën e kundërt.

S’duhet të flasim për ngjarjen e ambasadave ta përkujtojmë si veteranët e luftës që na vinin në shkolla dikur.

Kam vërtetuar se ka pasur jo pak njerëz të future nga sigurimi. Pastaj jepet ai raporti për mua, ata që ishin më problem. Atë që nuk e kam besuar apo kam ditur, se unë kur shkova në Gjermani vetëm shkova, dhe kam protestuar para ambasadës shqiptare dhe erdhën policët më morën.

Jo shumë njerëz mund të them, me gishta janë ata që u morën seriozisht për të ndëshkuar regjimin politik, ishin shumë pak, nga kontigjenti që hyri në ambasadë. Sipas dokumentave të Afrim Krasniqit,  71% ishin punëtorë, 3.2% nëpunës, 0.3% fshatarë. Po ta shohësh, edhe vetë, masa e njerëzve që hynë janë qytetarë. Dhe ajo fshatare është e papërfillshme e cila e tregoi që nuk ishte çliruar nga dogma e regjimit dhe besonte ende në regjim.

Unë e kam këtu që ne nuk duhet të merremi me propagandizmin. Kam dorëzuar dhe një dekoratë që më është dhënë nga Presidenti. Manipulimi për tu adapotuar në shoqërinë postkomuniste ato që u shërbyen sistemit komunist, e trishtueshme që ende diskutojmë për komunizmin. Duhet të ishte ezauruar 5-10 vitet e para. Ata që i shërbyen komunizmit, anëtarë partie, bashkëpuntorë të sigurimit të shtetit morën në dorë demokracinë. Nuk ka mundësi të krijohen partitë opozitare me gjithë njerëzit e regjimit, e pamundur. As nuk e njihnin njëri-tjetrin, nuk kishin aktivitet. Këta isin thjesht të emëruar. Prandaj kemi këtë gjendje me të kaluarën komuniste. Ne nuk e kemi ballafaquar të shkuarën tonë për ta ndëshkuar. E kemi përdorur si manipulim në demokraci me po të njëjtin njerëz, frymë. A ka ndonjë dallim mes partive politike të majta e të djathta, jo. Edhe siç flasin, formën, përmbajtjen e kanë tipike komuniste.

Nuk mendoj që do të ketë ndonjë fije shprese. Jeta evoluon. Neve e sot e kësaj dite s’kemi mundur të ngrejmë pavarësinë e institucioneve, frymë demokratike brenda partive, s’kemi si të kemi në vendet e përgjithshme. ‘’- tha Demalia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb