18 modelet e reja të motorrëve Honda, të vitit 2018, janë prezantuar në mënyrë tepër elegante në qendrën e artit Turbina, duke bërë bashkë personazhe të njohur të artit e kulturës, dhe jo vetëm, në eventin e kompanisë IMOTO, që ofron një gamë të gjerë shërbimesh.

IMOTO planifikon të vijojë me projekte të tjera të mëdha, por fillimisht rrugëtimi i kësaj kompanie prestigjoze nis me prezantimin e modeleve të reja HONDA, për herë të parë në Shqipëri.

IMOTO është frymëzuar nga përditshmëria, sepse vetëm në këtë mënyrë pasioni dhe nevojat njerëzore bëhen një. Nisur nga kjo, imoto  ofron një gamë 360 gradë jo vetëm në produkte por edhe në shërbime, të kualifikuara në nivele ndërkombëtare.

Të ftuarit, veshur me stil rock, shijuan edhe muzikën rock, interpretuar nga Renis Gjoka.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb