Kandidatja e PD-së në Qarkun e Vlorës, Ina Zhupa zhvilloi bashkëbisedim me përfaqësues te agjensive turistike dhe hotelerisë.

Gjatë fjalës së saj, Zhupa tha se më 25 prill merr fund ngecja në vendnumëro dhe se nis ndryshimi i madh i Shqipërisë.

“Që të zhvillosh turizmin duhet të zhvillosh vendin që të kesh çfarë ti ofrosh turistit. Në program kemi diversifikimin e ofertave turistike. Si mund të ndërtoni ju paketa tursitike për gjithe vitin në rast se shteti nuk ofron atraksione të tjera ekstra në qytetet tuaja apo dhe lehtësi në transport. E fillojmë me tunelin e famshëm tashmë që ka 8 vjet që nuk përfundon Kardhiq-Delvinë. Sa do të ju lehtësonte juve që turistet qe do të kaloni më lehte qoftë për të vajtur në Gjirokaster, qoftë për të vajtur në Tiranë, qoftë për të ardhur nga Tirana apo nga Gjirokastra apo nga rrethe të tjera për të ardhur për të pushuar në Sarandë apo ato turistet që vijnë nga deti në Sarandë për të shkuar për të parë një anë tjetër të turizimit dhe për të qëndruar më gjatë.”, tha ajo.
Premtim i Zhupes ishte ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore dhe mbrojtja e zonave të trashëgimisë kulturore.

Në bashkëbisedim ajo u shpreh se: “Mënyra se si është trajtuar trashëgimia kulturore në këtë vend ju dëmton dhe juve. Nuk ka një guide të vetme që përmban monumentet e kulturës, vlerat, historinë, cfarë tregon, kjo ju dëmton edhe juve ne punen tuaj. Zonat e mbrojtura, zona e trashëgimisë kulturore nuk do të preken. Jo vetëm qe nuk do te preken por do të investohen qe te behen atraksione me te mira turistike.”
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb