Ka rënë në prangat e policisë, vëllai që i preu kokën motrës shtatzënë në Indi. Motra fatkeqe, 19-vjeçe ishte martuar me një burrë, pa pëlqimin e familjes së saj, shkruajnë mediat vendase.

Viktima ishte arratisur në qershor dhe u martua me të dashurin  pasi familja e saj kundërshtoi lidhjen e tyre. Edhe pse të dy i përkisnin të njëjtës kastë, prindërit e saj nuk e miratuan  atë pasi familja e tij ishte më e varfër se e tyre.

E reja nuk kontaktoi shumë me familjen e saj pas martesës, por nëna e saj e vizitoi atë një javë para vrasjes. Policia tha se ajo e dinte që vajza e saj ishte shtatzënë.

19-vjeçarja ishte duke përgatitur çaj për të ëmën dhe vëllanë, në momentin kur u sulmua me drapër.

Më pas adoleshenti dhe nëna e tij janë dorëzuar në polici.

Policia dyshon se dyshja ka bërë edhe një selfie me kokën e 19-vjeçares.

BBC raporton se adoleshenti u dërgua në një shtëpi paraburgimi për të mitur, pasi avokati i tij tha se ai ishte nën 18 vjeç.

Megjithatë, një zyrtar i policisë tha se ata do ta kundërshtonin këtë pretendim në gjykatë, pasi kishin gjetur një certifikatë që tregonte se ai ishte mbi 18 vjeç.

Ndërkohë, nëna ndodhet në paraburgim.

Qindra njerëz vriten çdo vit në Indi për shkak të rënies në dashuri ose martesës kundër dëshirës së familjeve të tyre.

Këto vrasje shpesh quhen “vrasje nderi”, duke iu referuar nocioneve të vjetra të traditës dhe nderit të familjes, të cilat janë ende të rrënjosura thellë në shumë pjesë të shoqërisë indiane.

Në mars, policia në shtetin verior të Uttar Pradesh arrestoi një burrë që dyshohet se i preu kokën vajzës së tij. Ai u dëgjua duke thënë në një video të xhiruar nga policia se e kishte vrarë për shkak të një lidhjeje që nuk e miratonte.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb