INDI

Është inauguruar sot Bogibeel Bridge, një nga veprat e reja indiane, që me 4,92 kilometra gjatësi, është ura më e gjatë e Indisë.

Shiritin e inaugurimit e ka prerë vetë kryeministri indian Narendra Modi. Ura që kalon mbi lumin Bramhaputra, lidh Dibrugarh, në shtetin e Assam në Pasighat, me Arunachal Pradesh.

Dvqgbgfvsaa2kpb
Dvqgbgfvsaa2kpb

Në pjesën më të lartë të urës ka tre korsi për makina, ndërsa poshtë, 32 metra në lartësi nga lumi janë ndërtuar dy binarë hekurudhorë.
Për të përfunduar këtë vepër të nisur në 1997 janë dashur 21 vjet.

Data e zgjedhur për inaugurim përkon me ditën e lindjes së Atal Binari Vajpayee, politikani qe vdiq disa muaj më parë, dhe që në 2002, në rolin e kryeministrit i kishte dhënë udhë punimeve për këtë urë, edhe pse kishin nisur në 1997. Vlera totale e urës është rreth 738 milion euro.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb