SARANDA

Një grua ka rezultuar pozitive me COVID-19 ditën e sotme në qytetin jugor bregdetar të Sarandës.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për ‘’BalkanWeb’’ se kjo grua ka krushqi me familjen e cila rezultoi e infektuar me COVID-19 dy ditë më parë.

Kujtojmë se më 16 korrik tre anëtarë të një familje rezultuan me COVID- 19 në Sarandë, teksa kjo grua është kontakt i afërt dhe është vetëkarantinuar në banesë pa problem shëndetësore deri më tani.

Ndërkohë do të hetohen nga ISHP kontaktet e saj të afërta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb