Inspektoriati Ndërtimor dhe efektivët e Policisë Bashkiake zbarkuar kwtw tw enjte në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit. Mësohet se policia Bashkiake po ushtron kontrolle në ambientet e FSHF-së.

Kujtojmë që kjo situatë vjen pasi prokuroria e Tiranës ka regjistruar një procedim penal ndaj presidentit të Federatës së Futbollit Armand Duka, lidhur me administrimin e një fondi prej 1.3 milionw eurosh që UEFA ia ka kaluar asaj për llogari të Klubit të futbollit të Tiranës.

Prokuroria ka ngritur akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe Vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës ndaj Dukës. Pak ditë më parë kontrolle të inspektorëve të Tatimeve ka pasur edhe në bizneset e familjes Duka në Durrës.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, sqaroi se këto kontrolle kanë qenë rastësi me situatën e krijuar në FSHF, por theksoi se për bizneset e familjes Duka ka pasur denoncime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb