Rrjeti social Instagram pritet të sjellë një tjetër risi sa i përket opsionet për videot live. Pasi lancimit të këtij opsioni vitin e kaluar, përdoruesit janë ankuar se nuk mund të ruanin videot live, por tashmë kjo do jetë e mundur falë opsionit ‘save’.

Ky përditësim ka hyrë në fuqi që prej ditës së djeshme, pas njoftimit zyrtar në blogun e Instagram. Videoja mund të ruhet vetëm nga personi që publikon videon, kështu që ju nuk duhet të shqetësoheni.

Për fat të keq, opsioni përfshin vetëm videon, pasi komentet, pëlqimet, dhe shikimet janë të zhdukura përgjithmonë. Gjithashtu opsioni lejon të ruani videon në kohën që publikohet kështu dhe nuk ka kthim prapa, nëse keni harruar të shtypni mbi ikonën.
instagram
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: