Kristjan Asllani po luan sezonin e tij të parë tek Empoli në Serie A. Paraqitjet e tij tejet pozitive nuk kanë mbetur pa u vënë re nga skuadrat e mëdha, teksa “Sportmediaset” shkruan se Interi e shikon mesfushorin shqiptar  si një opsion të mundshëm.

20 vjeçari Asllani shihet si mjaft me perspektivë nga kampionët e Italisë, të cilët duan që të investojnë për të ardhmen. Talenti i tij është i padiskutueshëm dhe kalimin në Milano do ishte një hap gjigand për të në karrierën e tij.

Ai luajti mbrëmë ndaj Milanit në humbjen 1-0 të skuadrës së tij dhe ishte në fushë për plot 90 minuta. Asllani është rritur te të rinjtë e Empolit, sakaq nuk mund të lihet pa përmendur fakti se ka qenë pjesë edhe e Chievo U-19. Nërkohë, Edy Reja do ta grumbullojë me Kombëtaren për dy miqësoret e marsit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb