Tirana kryeson kampionatin me 43 pikë. Edhe pse ekipi bardheblu ka vetëm 2 pikë më shumë se ndjekësit e Partizanit, skuadra ka treguar karakter dhe po bën një rrugëtim të kënaqshëm.

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi në një intervistë për Sport News në News 24 ka shuar kuriozitetin e tifozëve, duke iu përgjigjur pyetjeve të ndryshme të gazetares Trevisa Tufa. Titulli, derbi, Kupa, apo edhe trofetë e mundshëm ishin disa nga temat e trajtuara në intervistën e teknikut.

 

Shehi, ishit i pamposhtur në derbi, sfidë që një sezon më parë vendosi edhe fatet e titullit, çfarë po ndodh këtë vit, dy humbje radhazi, a kanë ndikuar te lojtarët dhe te ju personalisht, të vjen keq?

Historia e derbit dihet. Ekipet favorite nuk ka më. Pas një ecurie të mirë dhe pas derbit të parë të mirë, na kanë ardhur dy humbje që nuk do donim të vinim.  Kampionati është i gjatë. Unë mendoj që me rëndësi nuk është derbi, por pa derbit. Rëndësi ka si reagon pas derbit.

Jeni kualifikuar për në Gjysmëfinalen e Kupës ku mund të përballeni me ekipe si Egnatia, Vllaznia, apo Teuta. Kush do jetë rivali më i lehtë në letër?

Jemi të kënaqur që jemi këtu, vjet nuk ishim. Kërkojmë që ccdo trofeu t’i shkojmë deri në fund. Këtu nuk ka preferenca, pasi është me sistem vajtje-ardhje. Janë katër skuadra ku të gjitha mund të shkojnë në finale.

Mund të kishim derbi dhe në Kupë, por Partizani u eliminua. A i jep ky detaj një bonus më shumë tani Partizanit në garën për titull, ose po ta bëj ndryshe pyetjen, kush ka avantazh në këtë pikë të sezonit Tirana apo Partizani?

Gjithmonë flas me mund. Ne jemi të përqënduar te ekipi jonë, tek e tashmja. Nuk kam qef që të komentoj.

Do e sakrifikoni Kupën për titullin, të bëni rotacione, të mbani ekipin të freskët në garën për titull. Me kaq shumë dëmtime dhe mungesa, a e ke Tirana forcën të luftojë në dy fronte? 

Ne nuk kontingjent të plotë, për shkak largimesh dhe dëmtimesh. Edhe nëse ka rotacion siç e kishim me Kastriotin, më shumë ndeshjen e parë sesa të dytën. Unë mendoj që për të shkuar në finale janë edhe dy takime. Luhet në fund të prillit dhe në mes të majit, pra ka distancë ditësh mes sfidës së parë e të dytës.

Shehi, Tirana ka afro 18 vite që nuk e mbron titullin kampion, çfarë i mungon për ta bërë diçka të tillë, sa shanse i jep Tiranës këtë sezon?

Janë shumë vite. Me sa mbaj mend nga vitet 98’, 99’ deri në vitin 2009, Tirana ka qenë dominuese në futbollin shqiptar. Më pas nga 2009 deri më sot, ka fituar vetëm 2 tituj. Konkurrenca ka qenë e madhe. Po të fitosh titullin dy herë radhazi është një vlerë e madhe. Tirana ngjan me një klub europian. Kur ka shumë hyrje-dalje dhe pretendime për të fituar titullin, është një vlerë e madhe. Jemi në rrugën e duhur.

Ku vendoset titulli ketë vit Shehi, dy pikë besoj janë shumë pak për të qëndruar të qetë, ke sheh si pengesën më të madhe?

Me këtë ecuri, gara do të jetë e ashpër. Mendoj që nga javët e fundit mund të vendoset. Janë shumë skuadra në lojë. Nga ndeshja në ndeshje dalin rezultate të ndryshme. Një ekip i vendit të fundit mund një ekip të vendeve të para.

Kur rinovuat në verë kishit vetëm një kusht, që të ruhej boshti, a e sheh me Shehi të ardhmen në krye të Tiranës, a ke një më një kusht? A ke diskutuar me drejtuesit për një rinovim të mundshëm.

Kushte në futboll nuk ka. Në futbollin e sotëm, kur kërkesa për të marrë lojtarët tanë është e madhe, nuk ka më kushte. Kur transfertat me  vlera të mëdha, normalisht në të mirën e klubit, janë prezente, nuk mund të flasim për kushte.

Sa i përket rinovimit, unë mendoj që është shpejt për të folur. Nuk është temë dite, as jave, e as muaji. Përqëndrimi është tek këto 11 ndeshje kampionati dhe tek ndeshjet e Kupës. Ne do përpiqemi të rrisim vlerat e klubit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb