Mazhoranca socialiste ka miratuar shtyrjen e afati për ligjin e Investimeve Strategjike deri në fund të 2024-ës, duke anuluar planin fillestar për ta shtyrë atë deri në fund të 2027-ës.

Pas përfundimit të grupit parlamentar, Gazment Bardhi, tashmë nënkryetar i Rithemelimit, u shpreh se ky është një ligj i sponsorizuar, dhe se në vend që t’i shërbejë interesit të qytetarëve, do t’i shërbejë atyre që sipas tij zaptojnë pronat shtetërore.

Bardhi shtoi se deputetët  e mazhorancës nuk duhet të mbështesin këtë ligj.

“Nga një ligj që do i shërbente interesit publik, do i shërbejë vetëm atyre që zaptojnë pronat dhe pastrojnë paratë e krimit dhe korrupsionit. Kërkoj përgjegjshmëri nga deputetët e mazhorancës, nuk janë aty për t’i shërbyer Pëllumb Gjokës apo elementëve të tjerë për ligje të sponsorizuar”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: