Irlanda ka mbyllur ambasadën e saj në Moskë dhe kjo nuk është pritur mirë nga Rusia.
Ministria e Jashtme e Rusisë tha se vendimi i Irlandës për të pezulluar aktivitetet e ambasadës në Moskë ka shkatërruar bashkëpunimin dypalësh.
Irlanda tha dje se aktivitetet do të pezullohen nga 1 gushti për shkak të një niveli të ulët të marrëdhënieve tregtare, kulturore dhe politike midis vendeve, duke shtuar se i kishte kërkuar Rusisë të zvogëlonte aktivitetet e saj diplomatike në kryeqytetin islandez, Reikjavik.
“Vendimi i marrë nga autoritetet islandeze për të ulur nivelin e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë shkatërron të gjithë gamën e bashkëpunimit ruso-islandez”, tha Ministria e Jashtme e Rusisë.
Kur shpalli vendimin e saj, Irlanda, tha se marrëdhëniet diplomatike nuk ishin ndërprerë dhe se ambasada do të rihapet sapo të normalizohen marrëdhëniet.
(BalkanWeb)