Ish-deputetja demokrate, Dhurata Çupi, akuzon kryebashkiakët se po harxhojnë miliarda për tendera në kohën e pandemisë, por jo për të luftuar virusin.

Çupi shkruan në “Facebook” se 194 tendera me shumën prej 25 milionë dollarë janë shpallur vetëm gjatë muajit prill nga kryebashkiakët e pavotuar nga zgjedhësit.

Mesazhi i plotë:

Bashkiaket nen shembullin e Qeverise, miliarda per tendera ne kohe pandemie por jo per pandemine .

Me Qeverine ei Rames, nese shkel ligjin ne kohen e emergjences duke abuzuar me parate publike nuk te hyn gjemb ne kembe nese proteston per te drejtat themelore terhiqesh publikisht zvarrè

Bashkiatet kane vershuar ne tendera
Ndonese ne gjendje te fatkeqesise, kur Agjencia e Prokurimeve Publike pezulloi te gjithe tenderat, pervec atyre qe kane lidhje me pandemine, kryebashkiaket vazhduan projektin e tyre te abuzimeve.

Plot 194 tendera me shumen prej 25 milione dollare jane shpallur vetem gjate muajit prill nga kryebashkiaket e pavotuar nga zgjedhesit.

Sipas te dhenave zyrtare, ndonese ne kohe pandemie , për periudhën 1-30 prill 2020 janë shpallur 194 procedura prokurimi. Nga keto rezulton se 182 prej tyre nuk kane lidhje me pandemine dhe vetem 12 janë për shkak të pandemisë.

Edhe nga 12 prokurime vetem ne 8 prej jane lidhur kontratat per rastin e mergjences dhe sherbime ne komunitet per kete qellim.

Dhe sipas te dhenave zyrtare, nga fondi total prej 25 milion dollare , pjesa dërmuese (88%) ose rreth 22 milion dollare, eshte përdorur për tender që nuk kanë lidhje me pandeminë dhe emergjencen pandemike.

Ka te dhena qe edhe nga bashkite te kete patur edhe tendera sekrete e qe mbetet per tu provuar ne vazhdim.

Ne vend qe tu pergjigjen qytetareve qe jane ne pamundesi e ne nevoje, vjedhin , tjetersojne taksat e qytetareve per te mbushur xhepat e tyre. Asnje strukture verifikimi e zbatimit te ligjit nuk kemi pare te veproje e te hetoje keto veprime te “paligjshme” ne kohe emergjence.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb