Kim Kardashian ka thërritur avokatët e saj, për të ndaluar publikimin e një videoje tjetër seksi.

Modeles, iu publikua një video para 20 vitesh nga ish i dashuri Ray J, ndërsa mësohet se ka në plan të bëj miliona duke publikuar regjistrime të tjera intime.

41 vjeçarja ka shpenzuar qindra mijëra dollarë duke punësuar një ekip avokatësh për ta mbyllur këtë çështje, para se të dalë një tjetër video. Dhe ajo është e vendosur të mbrojë familjen e saj me çdo kusht.

Një burim tha: “Kim e di që Ray J ka bërë kaseta të tjera së bashku. Disa nga pamjet do të jenë tepër intime. Ajo u ka thënë avokatëve: “Vetëm mbi trupin tim të vdekur mund të ndodhë e njëjta gjë sërish”. Kaseta e parë kërcënoi të shkatërronte karrierën e Kim-it para se të fillonte vërtet, por në fund e ndihmoi ta katapultonte atë drejt famës. Ajo dhe reperi Ray J ishin 22 vjeç kur u realizua video.

Ajo ishte ende e panjohur kur u publikua në mars 2007 nga Vivid Entertainment nën titullin Kim Kardashian: Superstar. Por disa muaj më vonë, falë aftësive të biznesit të “mamager” Kris Jenner, Keeping Up Ëith The Kardashians debutoi në ekranet televizive. Pavarësisht veprimeve të prindërve të saj, video u përhap në internet. Kevin Blatt – i cili kishte ndihmuar në publikimin e kasetës seksuale të Paris Hilton me lojtarin e pokerit Rick Salomon, One Night In Paris – pohoi në një intervistë ekskluzive me The Sun se atij iu ofrua mundësia për të blerë kasetën nga Ray J në 2006.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb