TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim ka pasur një sërë reagimesh gjatë ditës së sotme në lidhje me situatën në vend nga zjarret.
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është më i fundit që ka një reagim. Ai ironizon se Shqipëria po ndriçon nga drita e partisë, por nuk mungon as akuza, duke shkruar në “Twitter” se i është vënë flaka.
“Shqipëria po ndriçon nga veriu në jug. Flaka i është vënë literalisht. Ditën ka pak tym, por natën ndriçon mirë. Kjo është drita e partisë!”, shkruan Manjani.
(m.k/BalkanWeb)