Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka rrëfyer nga jeta e e tij një moment kur bashkë me Kadri Veselin kishin kaluar kufirin me pasaporta të falsifikuara. Ngjarja në fjalë mësohet të ketë ndodhur në vitin 1994.

Po ashtu deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, tregoi pjesë interesante të jetës së tij, siç ishin njohja për herë të parë me Hashim Thaçin, presidentin aktual të Kosovës dhe me Kadri Veselin, kryetarin e partisë që ai i takon, PDK-së.

“Unë Thaçin e njoh nga viti 1987 ose 88, kemi qenë shokë studimesh në Universitetin e Prishtinës, dhe 94 kemi shkuar bashkë në Vjenë për studime. Kam një miqësi të vjetër, pastaj edhe koleg në parti. Po aq gjatë e njoh edhe Veselin. Atë e kam takuar përmes Thaçit”, ka rrëfyer Hoxhaj.

“Kur kam shkuar në studime në Vjenë, në vitin 1994, në atë kohë nuk ka pasur viza për qytetarët e Maqedonisë dhe unë kam pasur një pasaportë të Jugosllavisë, si të gjithë në atë kohë. Një shok i imi nga Kumanova, na ka dhënë pasaportën e tij, e kemi falsifiku atë pasaportë, dhe me fotografi time kam hip në anije në Durrës dhe kam shkuar në Kopër. Në Kopër, policia sllovene e pa që pasaporta është e falsifikuar dhe vendosën të më kthejnë. Gjithashtu ma kontrolluan edhe çantën dhe aty e kanë që çantën e kisha plot me libra anglisht, serbisht edhe shqip, më pyetën “pse po shkon?”, ju tregova që për studime dhe më lëshuan edhe pse ishin të sigurt që pasaporta nuk ishte e imja. Me po të njëjtën pasaportë në vitin 1994 edhe Kadri Veseli e ka kaluar kufirin për Zvicër, e në atë kohë këtë e bënin shumica e shqiptarëve. Të dy i kam miq, dhe nuk shoh dallime në miqësi me të”, ka treguar ai në emisionin n’Konak.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: