Ish-presidenti Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka kritikuar ashpër qasjen e Serbisë ndaj Kosovës, teksa ka komentuar situatën e tensionuar në Veri, ku më 24 shtator terroristët serbë vranë efektin kosovar, Afrim Bunjaku.

I pranishëm në konferencën e liderëve të Ballkanit Perëndimor, me temë “Integrimi në Bashkimin Evropian, sfidat dhe perspektiva”, që po mbahet në Shkup, ish-Kreu i Shtetit Shqiptar ka kërkuar që Ballkani Perëndimor të bëhet me i sigurt, teksa ka shprehur shqetësimin për sulmet terroriste në Banjskë, ku sipas tij, duket qartë që e përfshirë është Serbia.

Ai ka deklaruar se duhet të vazhdojnë përpjekjet që palët të ulen në bisedime, ndërsa ndaj Serbisë duhet kërkohet më shumë.

“Dihet që në fillim duhet të bëjmë Ballkanin Perëndimor më të sigurt dhe pastaj të flasim për integrim. Pasi gjithë jemi të shqetësuar për pasigurinë e krijuar në vazhdimësi. Këto situata të cilat mund të mendohet se mund të shkohet me zgjidhje të gjata, duhet marrë më seriozisht si nga ne, ashtu edhe nga ata që mbajnë përgjegjësinë për ruajtjen e paqes në Evropë….Më 24 shtator në Banjskë, jo vetme plasi por ndodhën disa gjëra të pakuptueshme, Beogradi jo vetëm që nuk u dënua, por u shpall një dite zie për ata që u vranë…Pra, duket qartë se këtu është përfshirë kokë e këmbë edhe shteti serb”, ka thënë ish-Presidenti Moisiu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb