Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko i ka bërë thirrje liderëve botërore që të ‘de-Putizojnë’ Rusinë.

Ai gjithashtu i është drejtuar edhe qytetarëve rusë që të reagojnë për të shpëtuar Rusinë nga Putini.

“The Mirror” ka sjellë një reagim të gjerë rreth deklaratës së –ish-presidentit të Ukrainës.

“Qytetarët rusë do të ndjejnë efektin e sanksioneve shkatërruese. I sigurt se Rusia ka fatin e një Koreje të Veriut, madje shumë më të madhe”, tha ai.

0 Russia Captured Three Ukrainian Ships Near The Kerch Strait Kiev Ukraine 25 Nov 2018

Duke krahasuar Rusinë me regjimin e Kim Jong-un në Korenë ne Veriut, ai tha se nuk ka liri, një diktaturë , kontroll i plotë i mediave dhe njerëz të pakënaqur dhe të varfër, transmeton BalkanWeb.

“Ndaleni agresionin, ktheni tokën ukrainase dhe më pas bëni më të mirë për të shpëtuar Rusinë”, ka thënë më tej ai.

Po ashtu ai i ka bërë thirrje udhëheqësve botërore të mos i besojnë Putinin.

Poroshenko tha më tej se fitorja e Ukrainës do të ishte “fitorja e gjithë botës”.

0 A Tank And Trucks Of Pro Russian Troops Drive Along A Road Near Mariupol

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb