TIRANE- Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ka folur për reformën në drejtësi, duke u shprehur se kjo duhet të ishte realizuar më herët, pasi sipas tij sistemi i drejtësisë në vend ishte i dështuar. Hajdari thotë se sistemi i drejtësisë në Shqipëri, ishte lindor dhe autokrat.

“Reforma në drejtësi ishte në mendjen time që para 6-7 vitesh. Sistemi i drejtësisë që ne kishim nuk mund të funksiononte. Mora përsipër të shpjegoja pse sistemi është i dështuar. E njoh shumë mirë sistemin e drejtësisë, ai ishte sistem drejtësie lindor dhe autokrat. Sistemi ynë dështoi në dhënien e drejtësisë. Prokuroria ishte institucion i centralizuar. Këshilli i prokurorisë ishte në konflikt të hapur interesi. Këshilli dhe Llalla transferonin njerëz. Ndërsa tashmë reforma fuqizon ndjekjen penale”, tha Hajdari.

Ish-prokurori flet edhe për dorëheqjen, duke u shprehur se ka qenë i detyruar ta bëjë këtë, si një akt i përgjegjshëm sensibilizimi.

“Kam qenë i detyruar të jap dorëheqjen. Dorëheqja ime erdhi si akt i përgjegjshëm sensibilizimi. Qytetarët s’kanë për ta marrë vesh çfarë ndodhi më 03-10-2014. Për ngjarjen janë në dijeni instancat përkatëse”, u shpreh ai.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: