Kontribut të çmuar në dobi të shtresave në nevoje duke përçuar frymën e solidaritetit në shoqërinë shqiptare, duke ngritur ndërgjegjen kombëtare ne një nivel me te larte. Ishte ky motivacioni i nderimit të drejtorit Ekzekutiv i Fondacionit “Fundjavë Ndryshe” Arbër Hajdari me titullin ‘Qytetar Nderi’ i Elbasanit.

Ne ceremoninë e organizuar në Teatrin “Skampa” Rektori i universitetit Luarasi Prof. Dr. Et’hem Ruka tregoi krenari qe studenti që ai mbështeti ne universitetin Luarasi është njeriu shembull për te cilin ka nevoje shoqëria shqiptare, solidar dhe me zemër.

Miq, kolegë, akademikë dhe familjarë të Arbër Hajdarit morën pjese në ceremoninë ku u shprehen vlerësime të shumta për punën e Fondacionit “Fundjavë Ndryshe dhe drejtorit ekzekutiv te saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb