Policia e Vlorës ka bërë me dije se një turiste për shkak të mjegullës ka humbur orientimin dhe për pasojë edhe kontaktet me grupin me të cilin po udhëtonte në Karaburun. Menjëherë pas njoftimit autoritetet kanë nisur kërkimet për të gjetur 64-vjeçaren D.E.,

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 19:10, shtetasja D. E., 64 vjeçe, banuese në Tiranë, dyshohet se për shkak të mjegullës ka humbur orientimin dhe kontaktet me pjesën tjetër të grupit të guidës turstike, me të cilët ndodhej në Karaburun.

Menjëherë nga shërbimet e Policisë Kufitare, Deltës dhe stacionit të Policisë Orikum  është organizuar një grup i përbashkët për kërkimin e kësaj shtetaseje nga toka dhe deti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb