BULQIZË

Tri ditë pas ngjarjes në Bulqizë, ku qytetarë të shumtë iu drjetuan spitalit me simtoma helmimi, epidemiologia e ISHP në këtë qytet, Rovena Daja tha sot në një prononcim për mediat se epidemia në Bulqizë mund të jetë shkaktuar nga uji. Daja nënvizoi se numri i rasteve në spital është ulur, ndërsa shtoi se nuk ka pasur raste të rënda.

“Kemi pasur 82 raste të personave të shtruar në Spitalin e Bulqizës dhe atë të Peshkopisë. Këtë epidemi mund ta ketë shkaktuar uji. Është bërë kërkesë zyrtare te ISHP dhe nesër do të jemi përgjigje zyrtare se kush e ka shkaktuar helmimin e banorëve në Bulqizë. Kemi udhëzuar për momentin që uji mos të konsumohet. Lagjia e vjetër në Bulqizë konsumon kryesisht ujin e rrjetit”, deklaroi Rovena Daja, epidemiologe pranë ISHP.

Tri ditë më parë u raportua se 80 persona janë shtruar në Spitalin e Bulqizës, pasi dyshohet se janë helmuar. Fluksi i pacientëve me shenja helmimi vjen nga lagjja e vjetër e qytetit të Bulqizës.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb