Nesër përcillet për në banesën e fundit efektivi i policisë, që u vra dje në Fier, pak para se të niste punën ashtu si për çdo ditë.

Efektivi dyshohet se u vra nga Azgan Mernica, i cili shoqërohej nga nëna e tij në makinë, kur ndodhi krimi. Pak pas ngjarjes, autori i dyshuar u arratis.

Efektivi Novruz Canaliaj kishte vetëm 2 vite që ishte bërë pjesë e forcave Shqiponja, ndërsa 1 muaj më parë edhe ishte martuar. Por një plumb në kokë i mori jetën dje në vendngjarje, ndërsa dyshohet se mes tij dhe autorit ka pasur konflikte.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: