Pjesë e emisionit “Me zëmër të hapur” në News24, është bërë bashkëshorti i mësueses së dhunuar dje nga nxënësi në një shkollë të Lezhës.

Ai tha përmes një bisede telefonike për gazetaren dhe moderatoren e emisionit, Evis Ahmeti, se gruaja e tij, Majlinda Palushi nuk ka pasur si qëllim që të fyente nxënësin e saj.

“Ajo nuk e ka pasur qëllimin ta ofendojë. Gruaja ime është mësuese dhe e di, i njeh nxënësit. Aty ka fëmijë problematik. Te gjithë fëmijët problematik mblidhen ne një klasë”, pohoi burri i mësueses, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, pasi ka marrë fraktura në kokë dhe trup pas goditjes nga një karrige.

Mes të tjerash ai tregoi se “ka pasur një keqkuptim mes saj dhe nxënësit ku ajo i ka thënë; Për shpirt të babait tim”, dhe ai e ka marrë sikur i ka përmendur babain e tij të ndjerë.”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: