Një valë e re e të nxehtit po prek pjesën më të madhe të Italisë dhe ka rrezik për stuhi në pjesët veriore të vendit, thanë sot sinoptikanët.

Një alarm i kuq i nxehtësisë është lëshuar sot në Firence, Bolonjë, Perugia, Bolzano dhe Brescia. Një alarm portokalli është shpallur në Romë, Latina, Verona, Rieti, Frosinone dhe Campobasso. Një alarm portokalli për stuhinë është në fuqi për Lombardinë dhe një alarm i verdhë për Trentino pasi stuhitë shkaktuan përmbytje të përhapura në Piemonte ditën e djeshme, të enjten.

Sipas parashikimeve të motit, anticikloni Nero pritet të rrisë temperaturat deri në 40 gradë Celsius, si në dy valët e para të të nxehtit muajin e kaluar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb