TREVIZO – Dy policëve, të cilët nuk ishin në shërbim, duke kaluar nëpër Trevizo, iu kanë tërhequr vëmendjen dy persona të dyshuar. Menjëherë ata kanë ushtruar kontroll ndaj tyre, pasi u konsultuan me kolegët.

Rezultati i kontrollit që nisi thjesht me intuitë ishte zbulimi i 52 kg marihuanë në shtëpi. Të arrestuarit janë dy shqiptarë të moshës 25 dhe 30 vjeç me precedentë në shpërndarjen e drogës.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: