Komuna e Breshias, Castel Mella ka promovuar një kontribut monetar i quajtur ‘Buono felicità’, për të inkurajuar adoptimin e kafshëve, me qëllim parandalimin e mbipopullimit të strukturave, sipas “Il Messaggero”.

Masa e iniciuar, pas suksesit të vitit të kaluar, ka nisur menjëherë pas Ditës Botërore të Qenit që festohet sot.

Administrata ka ngritur një fond të posaçëm për të mbështetur familjet që vendosin të mirëpresin një “mik me katër këmbë”.

Bonuset variojnë nga 100 euro për ata që birësojnë një qenush jo më shumë se një vjeç, në 150 euro për ata që birësojnë një kafshë nga një deri në shtatë vjeç, deri në 200 euro për ata që mirëpresin një kafshë mbi moshën shtatë vjeç dhe me të paktën tre vjet përvojë.

“Promovimi i adoptimit të kafshëve të braktisura, shpesh të strehuara në kafaze të menaxhuara me pasion nga shoqatat vullnetare, është një gjest përgjegjësie dhe vëmendjeje ndaj problemit të braktisjes dhe mbipopullimit të strukturave, sidomos në periudhën e verës”, theksoi Giorgio Guarneri, kryebashkiaku i Castel Mella.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb