I nxehtë i pazakontë në Sardenja ku sot temperatura ka arritur në 27 gradë, një temperaturë rekord për sa i takon muajit shkurt. Në zonën e Capo Bellavistas, në brigjet qendrore lindore, sipas site meteociel, temperaturat nga 13 kanë shkuar në 27 gradë celcius.

Një temperaturë e paarritur ndonjëherë në Sardenja në shkurt- rekordi i mëparshëm ishte 26 gradë- dhe kjo vinte si pasojë e një fushe të presionit të lartë që në këtë moment ekziston në të gjithë zonën e Mesdheut. Cagliari dhe Olbia, me 22 gradë, rezultojnë qytetet më të nxehta të Italisë.

‘Temperaturat e sotme janë shumë më të larta se mesatarja e kësaj periudhe- preçizojnë ekspertët e zyrës meteorologjike të Aeronautica ushtarake të Decimomannu (Cagliari) –Në shkurt janë regjistruar normalisht temperatura nga 13 dhe 15 gradë. Termometri në stacionin tonë ka regjistruar 22 gradë në Campidano, 18 në zonën perëndimore të Sardenjas dhe 25 në Tortoli’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb