E gjithë Italia do të klasifikohet “zonë e kuqe”, niveli më strikt i kufizimit, për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, por italianët do të kenë të drejtë të dalin nga shtëpitë e tyre për të marrë pjesë në një drekë apo darkë familjare, por në numër të kufizuar, sipas një dekreti të publikuar sot.

“Gjysmë e mbyllur: po për darkë”, “Krishtlindje me të kuqe, me dy prindër”, njoftuan sot gazetat italiane lajmin e keq duke këmbëngulur në mundësinë e bashkimeve të kufizuara familjare për pushimet.

Italianët do të jenë në gjendje të udhëtojnë një herë në ditë në rajonin e tyre për të vizituar të afërmit ose miqtë, jashtë shtetrrethimit që ekzistonte tashmë (22:00-05:00).

Pas disa ditësh zvarritjeje, kryeministri i Italisë, një nga vendet më të prekura nga pandemia e koronavirusit, njoftoi dje në mbrëmje një plan kufizimi për festimet e fundvitit nga 21 dhjetori deri më 6 janar.

Ky plan synon të reduktojë udhëtimet dhe tubimet gjatë ditëve më festive, ndërsa përhapja e koronavirusit mbetet e lartë.

“Ekspertët tanë kanë frikë se kurba e ngjitjes do të rritet gjatë periudhës së Krishtlindjeve”, theksoi shefi ekzekutiv Giuseppe Conte.

Ai pranoi se autoritetet nuk kishin as mjetet dhe as vullnetin për të monitoruar respektimin e masave kufizuese në shtëpi, por ai kërkoi nga italianët që të respektonin kufirin prej dy të ftuar të rritur.

Duke nisur nga 24 dhjetori deri më 6 janar, të gjitha baret dhe restorantet do të mbyllen, por mund të bëjnë shitje me porosi.

Qeveria sidoqoftë ra dakord që gjatë këtij izolimi, të ketë një izolim katër ditor të klasifikuar “portokalli”, një frymë lirie ku të gjitha bizneset mund të rihapin dyert e tyre (28, 29, 30 dhjetor dhe më 4 janar) deri në orën 21:00.

Në këtë kohë italianë mund të shëtisin të lirë në komunat e tyre pa autorizime të veçanta.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb