Është gjetur e vdekur Elena, 5-vjeçarja e rrëmbyer të hënën në Tremestieri Etna. Ka qenë nëna ajo që ka gjetur trupin e fëmijës, pas “presionit të ushtruar gjatë marrjes në pyetje” nga hetuesit.

Në vend shkuan karabinierët e komandës së policisë të Katanias.

Lajmi për zbulimin e trupit të pajete u konfirmua nga prokurori i Katanias, Carmelo Zuccaro.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në fillim gruaja kishte treguar për një rrëmbim të vogëlushes, e cila ndodhi nga tre burra të armatosur dhe me kapuç. Pas një nate marrjeje në pyetje të familjarëve dhe të njohurve, mëngjesin e sotëm gruaja e përlotur ka çuar hetuesit drejt vendit ku ndodhej kufoma e vajzës së saj.

Në marrjen në pyetje të mbrëmshme “nëna ishte dëgjuar prej kohësh” dhe “ishin kontestuar mospërputhje të ndryshme”. Këtë e tha prokurori Carmelo Zuccaro, duke shpjeguar: “Këtë mëngjes është gjetur trupi dhe tani po mbledhim deklaratat e saj”.

“Historia e nënës ishte e papërputhshme” që në fazat e para të hetimit – Rikonstruksioni i rrëmbimit të 5-vjeçares ishte shfaqur “jo shumë i besueshëm” që në fazat e para të hetimit, sqaron prokurori. Në fakt, menjëherë para hetuesve u shfaqën disa “anomali”: Asnjë dëshmitar përveç saj, asnjë telefonatë në 112 menjëherë pas sulmit (vetëm më pas ajo shkoi me familjen në polici për të paraqitur denoncimin).

Anomali që bënë që karabinierët dhe prokurorët të ushtronin presion ndaj gruas, e cila më në fund u dorëzua dhe shpërtheu në lot, duke treguar se ku mund të gjente kufomën e vajzës së saj.
(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb