ITALI

Italia do i rikthehte ndeshjeve të futbollit pa tifozë. Qeveria ka nxjerrë dekretin e ri që hyn në fuqi të hënën për të kyçur sërish stadiumet për tifozët.

Duket se dhe Italia po kalon një valë të dytë nga COVID-19 pasi dy ditët e fundit ka shënuar rreth 20 mijë raste.

Me masat kufizuese qeveria ka menduar të marrë masat edhe për futbollin dhe tashmë të paktën për 1 muaj nuk do të ketë tifozë në futbollin italian.

Në fakt Italia e mbylli sezonin e kaluar të futbollit pa tifozë, teksa me sezonin e ri u lejuan të paktën 1 mijë tifozë, por duket se tashmë do të ketë një hap pas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb