Zbardhet dëshmia e Aldi Mustafa, i cili ishte dje objekt i një sulmi me lëndë plasëse në mjet, por fatmirësisht nuk u lëndua. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në Shkozet.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se në lidhje me atentatin që terrorizoi zonën janë shoqëruar 8 persona, ndërsa është marrë në pyetje ‘shënjestra’ e objektivit dhe familjarët e tij. Në dëshminë e dhënë në polici, Aldi Mustafa, që thuhet se është mik i ‘Rrumit’ të Sukthit, ka mohuar faktin se kishte konflikte, duke shtuar se nuk e dinte se kush fshihej pas sulmit.

“Makinën e kam lënë të parkuar para shtëpisë gjithë natën. Nuk ka qenë makina në servis. Kur e mora makinën në drekë shpërtheu. Nuk e si kush e ka vënë lëndën plasëse. Media me ka ngatërruar keq me akuzat që më thonë. Është faji i gazetarëve që me veshin me ngjarje që nuk kam lidhje. Nuk kam konflikte. Gjejeni ju si polici kush e ka vendosur eksplozivin.”, tha ai para oficerëve.

Burimet nga policia thane se 37-vjecari ka qene i përfshira në një plagosje në 2001 në zonën e plazhit dhe para një viti u arrestua me 3 armë zjarri, ngjarje për të cilat është gjykuar e dënuar. Ndërkohë, në lidhje me shpërthimin po hetohet në disa pista. Duke iu referuar hetimeve, shpërthimi i djeshëm ka të bëjë me një paralajmërim apo kërcenim ndaj tij.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: