Një i ri ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për vjedhje. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra Redi Sako.

NJOFTIMI I POLICISE
Iu vodhi varëset e floririt, 2 shtetasve, gjatë muajit gusht, identifikohet, kapet dhe arrestohet 34-vjeçari.

Si rezultat i hetimeve të kryera pas kallëzimeve të 2 shtetasve, se më datat 2 dhe 30 gusht 2023, në lagjet nr. 18 dhe nr. 18/1, Durrës, iu ishin vjedhur varëset e floririt, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës identifikuan, kapën dhe vunë në pranga autorin e dyshuar të këtyre 2 vjedhjeve, shtetasin R. S., 34 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu, vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi R. S.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: