Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se gjatë ditës së sotme do të mblidhet Bordi Këshillëdhënës për COVID-19, për t’i shikuar masat e vendosura.

Zemaj para fillimit të mbledhjes së Bordit Këshillëdhënës, ka deklaruar se janë duke analizuar situatën por që më nuk do të ketë mbyllje.

“Ne jemi duke analizuar situatën çdo ditë, fjalën mbyllje e kemi larguar para tre muajve dhe fjalën izolim, do të bëjmë çmos që të mos vijmë në atë drejtim. Do të marrim masa strike që e parandalojnë përhapjen e COVID-19”, theksoi ai.

Zemaj pohoi se duhet të shtohet kujdesi për virusin.

“Sot e kam mbledhur Bordin Këshillëdhënës dhe do të rishikojmë masat, do të shohim nëse në këtë drejtim do të lëvizim me ndonjë masë shtrënguese. Sido që të jetë, ne jemi në vrojtim të situatës në çdo moment që të mos kemi rritje të infeksionit apo dalje jashtë kontrollit të situtatës”, tha ai.

Ndryshe, në javët e fundit në Kosovës është rritur sërish numri i të infektuarve me COVID-19, vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 77 raste me virus.

Ndërsa numri i vdekjeve ka arritur në 650.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb