SPANJA

Diego Pablo Simeone është infektuar me COVID-19. Klubi spanjoll bën me dije se tekniku argjentinas i Atletico Madrid ka rezultuar pozitiv.
‘El Cholo’ është një rast asimptomatik i infektimit me COVID-19 por është izoluar në shtëpi prej virusit.

Të paktën për 2 javë ai nuk do të mund të drejtojë Atletico Madridin ose të paktën do e menaxhojë në distancë.
Por ndërkohë më parë me COVID-19 kanë rezultuar dhe lojtarë të Atletico, si Diego Costa dhe Arias, por ata dolën pozitivë para se ekipi të niste parapërgatitjet për sezonin e ri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb