KOSOVË- Mund të duket si protestë por në fakt është festë. Mbrëmja e maturës së 17 klasave të 12-ta në qytetin e Malishevës në Kosovë është kthyer në festë për gjithë qytetin por jo vetëm. Mijëra njerëz janë mbledhur për të përcjellë maturantët në mbrëmjen e tyre të fundit si gjimnazistë. Ndryshe nga mënyra se si festohet mbrëmja e maturës në Shqipëri, për të parë vajzat dhe djemtë se si janë veshur apo rregulluar, banorë të qytetit dhe komunave janë grumbulluar pranë gjimnazit “Hamdi Berisha”.

Ndërsa maturantët me veshje nga më të shtrenjtat kanë parakaluar si në një paradë dhe më pas janë ndalur në shkollën e tyre ku kanë bërë fotot e fundit me shokët dhe mësuesit e tyre të gjimnazit. Për të disiplinuar turmën e njerëzve dhe rregulluar trafikun është dashur ndërhyrja e policisë madje. Ja disa nga momentet e kësaj “feste” që përfshiu komunën e Malishevës.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: