Me zgjedhjet e saj të look-ut antikonformist, nga parruket, tek takat e larta dhe nudizmi, Naomi Campbell është një nga trendsetter më të ndjekura të globit prej 30-vjetësh. Tani top modelja po çon përpara fushatën e saj për të lançuar një trend në luftën kundër koronavirusit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Frika patologjike që Naomi ka me mikrobet dhe pisllëkun nuk është një gjë e re. Edhe në të shkuarën modelja 49-vjeçare kishte publikuar, foto të saj me maskë në avion dhe me letra higjienike, duke pastruar sipërfaqet e mjetit. Tani, me frikën nga Covid-19 që po vë në provë të vështirë planetin tonë, Campbell ka rritur nivelin e sigurisë personale.

Campbell ka publikuar në profilin e saj Instagram një seri fotosh të saj në aeroport ku shfaqet e ulur me tuta të bardha, maskë kirurgjikale dhe doreza një ngjyrë rozë. Përveç kompletit dhe aksesorëve mbrojtës për virusin veshjet e tjera të Naomi Campbell janë të gjitha firmato dhe nga brandet më të mira.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb