TIRANE – Të gjithë e njohin si reper, por kur vjen puna tek muzika popullore, Noizy duket se nuk përton të shpalosë talentin e tij edhe në këtë zhanër muzikor.
Në një video të postuar së fundmi në Instagram, ai shihet krah kushëririt të tij, këngëtarit Altin Sulku dhe aktorit Blerim Destani, i cili gjithashtu këndon me ta: “Jalla shofer jalla…”
Por nuk mbaron këtu. Përkrah tyre është dhe moderatori Ermal Mamaqi dhe në momentin që atij i drejtohet mikrofoni për të vijuar këngën, ai shihet teksa ngre pirunin me ushqim, duke shkaktuar të qeshura të shumta. Ja videoja!
(BalkanWeb)