Prodhuesi japonez i kamionëve Isuzu ka njoftuar se u tërhoq nga tregu rus pas sulmeve në Ukrainë.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare Kyodo, prodhuesi i kamionëve Isuzu ka marrë vendimin përfundimtar për tregun rus.

Sipas kësaj, Isuzu nuk mund të rifillonte prodhimin, të cilin e ndaloi për shkak të problemit të furnizimit me pjesë në mars të vitit 2022, pas sulmeve të Rusisë në Ukrainë.

Mungesa e furnizimit i kushtoi kompanisë japoneze një humbje financiare shtesë prej 1,7 miliardë jen (12 milionë dollarë) në periudhën prill 2022-mars 2023, që mbulon vitin fiskal 2022.

Isuzu njoftoi se nuk do të vazhdojë prodhimin përballë faktorëve si ndërprerja e prodhimit, problemi i furnizimit me pjesë, humbje financiare dhe njoftoi së është tërhequr nga tregu rus.

Thuhet se aksionet e kompanisë japoneze iu shitën prodhuesit rus të automobilave Sollers, i cili mori në dorëzim objektin e prodhimit të Isuzu dhe rreth 200 punonjës.

Prodhuesi i kamionit Isuzu, i cili filloi prodhimin në Rusi në vitin 2008, prodhoi 3.700 automjete në vitin 2021 në objektin e tij në këtë vend, sipas të dhënave më të fundit në faqen e saj të internetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb