Rastet e koronavirusit të regjistruara në Tokio në 24 orët e fundit kanë arritur një rekord prej 493 të prekur nga COVID-19, numri më i lartë që nga 1 gushti, njoftoi “The Guardian”.

Autoritetet e qytetit po shqyrtojnë nëse do të rrisin nivelin e alarmit në të katërtin, niveli më i lartë, duke shtrënguar kështu masat anti-Covid.

“Vendimi do të shpallet nesër”, sipas gazetës Nikkei.

Një javë më parë, autoritetet japoneze kishin paralajmëruar për mbërritjen e valës së tretë të COVID-19, dhe po shqyrtonin masat që duhet të ndërmernin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb