Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë ka goditur bregun japonez në veri të Tokios, bëjnë të ditur mediat lokale. Sipas raportimeve, tërmeti është ndjerë në zonën e Saitamas dhe Tokios, ndërsa ndërtesat janë lëkundur ndjeshëm.
Lëvizja në metro është pezulluar dhe të gjitha lëvizjet në Tokio por pas disa minutave çdo gjë iu kthye normalitetit.
Ndërkaq autoritetet i frikësohen një tsunami. Gjithashtu mediat japoneze kanë raportuar se disa ndërtesa filluan të çaheshin, raporton TASS. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.
(m.k/BalkanWeb)