Keidi Bare është rikthyer në fushën e lojës. Pas 3 muajsh jashtë për shkak dëmtimi, mesfushori i Shqipërisë tashmë mund të marrë frymë lirisht dhe të kontribuojë për skuadrën e Espanyol.

Lojtari luajti sot 13 minuta në La Liga, në transfertën e Gironas. Për Keidi Baren ky është sezoni i 3-të me Espanyol.

Në edicionin e parë, ai ka luajtur 27 ndeshje, ndërsa në të dytin dy më pak. Në 2022-2023, ai numëron 12 paraqitje, por pa ia dalë dot të jetë protagonist me asist apo gol.

Rikthimi i tij nuk është thjeshtë një lajm i mirë për ekipin, por edhe për Kombëtaren shqiptare. Tekniku Sylvinho tanimë do të ketë në dispozicion një futbollist tejet cilësor, i aftë për të bërë diferencën në mesin e fushës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: