Fiorentina nuk ka hequr dorë nga Nedim Bajrami. Klubi nga FirenZe po punon për të transferuar mesfushorin ofensiv të Empolit nën urdhrat e Vincenzo Italianos, i cili pëlqen shumë karakteristikat e 23-vjeçarit nga Tetova.

Bajrami bëri shumë mirë në sezonin e parë në Serie A me Empolin, edhe pse shfaqi oshilacione gjatë kampionatit. Lojtari i kombëtares shqiptare realizoi gjashtë gola në kampionatin italian.

Nëntë gola realizoi Bajrami sezonin e fundit me Empolin, ndërkohë që tani shpreson të transferohet te Fiorentina, që do të garojë në Conference League sezonin e ri.

Klubet kanë marrëdhënie të mira mes tyre dhe në operacionin e kalimit të lojtarit shqiptar në “Artemio Franchi” pritet të përfshihet edhe polaku Zurkoëski, i cili është pranë rikthimit tek Empoli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb