Federico Valverde ka rinovuar kontratën me Real Madridin dhe natyrisht në familjen e tij ka pasur gëzim, kjo pasi pak më herët në jetë erdhi dhe fëmija i dytë. Bashkëshortja e tij Mina ka shpërndarë një postim në rrjetet sociale.

“Me çdo rinovim familja po zgjerohet. Të gjithë jemi shumë krenarë për ty dhe jemi gjithmonë pranë teje, në të mirë apo në të keq. Je një krenari për të gjithë ne.”

Me këto fjalë të publikuara në Instagram, Mina Bonino, partnerja e Federico Valverdes, ka shoqëruar foton që portretizon çiftin, me dy djemtë e tyre, Bautista dhe Benicio, së bashku me Florentino Perez pas nënshkrimit të kontratës së re të mesfushorit uruguajan.

400109537 879198703405024 3793540386787906970 N

Nuk mungoi edhe një foto në storien Instagrami “Të uroj edhe më shumë vite të tilla. Të dua” – shkruan Mina Bonino krahas fotos. Federico Valverde ka nënshkruar rinovimin e kontratës me Real Madridin deri në vitin 2029, çka do të thotë se familja e tij do të qëndrojë për të paktën edhe 6 vjet në kryeqytetin spanjoll.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb